“Në dreq Fair Play”, Interi blen në janar!

0

Suning jep “dritën jeshile” për blerjen e një mesfushori të tipit “Naingolan” që do të kompletojë skuadrën e Spaletit

Përtej “Fair Play-t Financiar” apo çështjeve politike kineze, Interi, në janar do të tentojë të blejë një mesfushor të zotin, që është mësuar me golin dhe që do të ketë një ndryshim të dukshëm hapi për mesfushën zikaltër.  Një gjë e tillë, përpara ndalesës së paparashikuar të grupit Suning, ishte kërkuar te Naingolan, Vidal dhe Nabi Keita, të gjithë objektivat e Sabatinit dhe Auzilios. Reparti aktual qendror i zikaltërve është i mbushur me eksperiencë, soliditet dhe anë teknike, por ajo që mungon është dinamika dhe shpejtësia. “Casting”-u zikaltër ka nisur, Spaleti ka marrë garancitë për këtë. Njerëzit e merkatos zikaltër po lëvizin në shumë fronte, sepse shumë do të varet edhe nga buxheti që ata do të kenë në dispozicion. Sytë janë të vendosur në merkaton amerikanojugore. Nuk është rastësi që në gusht të vendosej që të mbulohej edhe vendi i fundit për ekstrakomunitarët. Ndërsa, përsa i përket  mbrojtësve, nuk është një prioritet, të paktën për momentin.

BUXHETI – Sigurisht që, për të bërë blerje duhet të mësosh buxhetin, sepse,  në fund të fundit, të ardhurat janë më të rëndësishmet dhe ato do të ndiqen në dy fronte.  i pari do të jetë ai i UEFA-s, mundësia për të shkuar në barazimin e bilanceve brenda 30 qershorit, një objektiv aspak i lehtë, duke qenë se, qëndrimi i Perisiç ka çuar në 85 mln euro shpenzimet e zikaltërve. Ndërsa, fronti i dytë është ai i lidhur me temën e Kinës. Kjo, pasi qeveria kineze ka kufizuar (jo ndaluar totalisht) transferimet e parave jashtë vendit për investime, të paktën deri në mbledhjen e radhës së partisë komuniste, që do të vendosë më pas për hapat në fushën e biznesit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.