Moxhi: Hoxha nuk kthehet pa kërkuar falje

Luçiano Moxhi mbetet një personazh mjaft i kërkuar nga miat në Itali, ku flet lirisht, duke analizuar futbollin italian, por duke folur edhe për futbollin shqiptar dhe në veçanti për Partizanin.

Për TuttoMercatoWeb, Moxhi ka folur për Juventusin dhe skuadrat e tjera në kupat e Europës, por edhe për çështjen Alban Hoxha.

HOXHA – “Jam një këshilltar i presidentit Demi edhe për aktivitete përtej futbollit. Është një skuadër e ndërtuar për të fituar, ose të paktën mbërrin e dyta. Edhe pse na ka ndodhur një problem. Portieri dhe kapiteni i skuadrës, Alban Hoxha, shkoi në grumbullim dhe harroi që nuk duhej të lëvizte prej aty. U kthye në orën 11 të natës dhe është pezulluar. Edhe portieri rezervë nuk është i pakalueshëm. Gjithsesi, nëse Hoxha do të kërkojë falje para grupit publikisht, do të kthehet në skuadër. Duhet të japë shembullin e mirë”.

Duke u ndalur te Juventusi: “Humbja e thellë në Barcelonë? Pjesa e parë ishte e mirë, e dyta jo pozitive. Problemi themelor është që Barcelona ka Mesin. E ndoqa me vëmendje ndeshjen dhe pashë një Mesi që deri në minutën e 40-të nuk bëri asgjë, pastaj u ndez dhe u fik Juventusi. Champions është cilësisht shumë më lart se kampionati italian dhe Juventusi nuk është i pathyeshëm, edhe pse në Itali dominon. Higuain dështon gjithmonë në Europë, ndoshta prisja diçka më shumë nga Dibala”.

Për Milanin: “Lojtarët e blerë janë të mirë, kuqezinjtë kanë vepruar shkëlqyeshëm në merkato. Megjithatë, nuk po luhet si skuadër dhe trajneri Montela gaboi fundjavën e shkuar, duhet të përshtatet ai me karakteristikat e lojtarëve, jo t’i futë në lojë sipas idesë që ka në mendje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online