Skënderbeu ndjek mësuesin që ndaloi kombëtaren!

Skënderbeu në fakt nuk është duke kërkuar vetëm sulmues në këtë moment. Kapiteni Orges Shehi ka thënë se do ta mbyllë karrierën pas ndeshjeve europiane dhe kjo ka bërë që drejtuesit të hyjnë në merkato edhe për një portier. Në fokus për momentin është portieri i Kombëtares së Luksemburgut, 27-vjeçari Shon, i cili luajti si titullar në ndeshjen e fundit ndaj Kombëtares së  Shqipërisë. Në këtë ndeshje portieri Shon ka lënë përshtypje të mira në stafin e Skënderbeut dhe nuk jepen detaje, nëse ka kontakte konkrete apo jo, por sigurisht që ky portier është një opsion për portën e Skënderbeut.

Nëse Shehi largohet, porta e Skënderbeut mbetet në duart e Aldo Teqjes, një portier i talentuar, por korçarëve u duhet patjetër një tjetër me më shumë përvojë, që të jetë kopja e durrsakut. Në fakt, Ralf Shon është një portier më cilësi të mira, 1.95 m i gjatë dhe mund t’u bëjë shumë punë bardhekuqve. Ditët në vazhdim bisedat me këtë portier mund të avancojnë, por për momentin nuk kemi ndonjë gjë zyrtare nga ana e klubit korçar.

Ps: Një kuriozitet – portieri në fjalë, në jetën reale është mësues dhe s’ka kontratë profesioniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online