E njihnin për monumentet, Zhirona shkruan historinë!

Zhirona është një qytet pak më shumë se 100 mijë banorë dhe që ndodhet në veri-lindje të Spanjës, thuajse në kufi me Francën. Nëse deri më sot ishte njohur vetëm për monumentet dhe muzetë e shumtë të pranishëm brenda “Barri Vell”, emër në qendrën historike, sot do të ishte e famshme për futbollin. Po, sepse FC Zhirona ka arritur për të parën herë ngjitjen në La Liga. Skuadrës i mjaftonte një barazim, dhe u vendos në 0-0 brenda fushës ndaj Real Saragozës, që ka dekretuar vendin e dytë matematik me 70 pikë, fryt i 20 vitoreve, 12 barazimeve dhe 9 humbjeve. Mungon edhe një javë për mbylljen e kampionatit, por festa mund të nisë. E kotë ishte në fakt humbja 4-0 ndaj Getafes, e treta në rendijte, ndaj Almerias.

Por, vitin e shkuar këto ëndrra ishin shuar pas sfidës së dyshimtë në play-off kundër Osasunës. Ndeshjet mbaruan 2-1 dhe 1-0 në favor të ekipit nga Pamplona. Përpara këtij momenti, klubi, presidenti i të cilit është ish futbollisti Delfi Geli, kishte lundruar vetëm në kategorinë e mëposhtme.

Plot 9200 spektatorë patën mundësi të festonin. Një ecuri e gjatë dhe e lodhshme, sepse duhet të dimë se Segunda Division është turne me 22 skuadra dhe kalendar me 42 javë.

Por, ka edhe një njohje të vjetër, siç është Samuele Longo, që konsiderohej si një talent i madh te Interi, kur shpërthehu te moshat. Vetëm 25-vjeç, ai bëri diferencën me golat e tij, plot 14 dhe 2 asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online