Skënderbeu mundet sërish, Daja: Grupi është i cunguar

Një gol në pjesën e dytë i pësuar për korçarët sjell humbjen e dytë këtë herë ndaj nënkampionëve të Hungarisë. Përsëri me mungesa djemtë e Dajës nuk ja dalin

Videoton – Skënderbeu 1-0
Shënues: Scsepoviç 59′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Abazi, Dita, Muzaka, Nimaga, Gavazaj, Gripshi, Plaku. (U aktivizuan: Llapanji, Lilaj, Radas, Shkodra, Bushi, Osmanllari, Pëllumbi, Mara, Lulaj, Hasa). Trajner: I.Daja.

Leonard Trebicka

Mbyllet me humbje edhe miqësorja e dytë e Skënderbeut në Slloveni, ku korçarët po kryejnë fazën përgatitore. Ndoshta këtë herë humbja është më e pranueshme, pasi përballë ishte ekipi nënkampion i Hungarisë, Videotoni. Me shumë mungesa në formacion, trajneri Ilir Daja ka provuar gjithë ata që kishte të gatshëm. Disa futbollistë kanë bindur dhe po tregojnë se po arrijnë gradualisht formën e duhur fizike. Vlen të theksohet se juglindorët vazhdojnë të vuajnë për të shënuar, prandaj dhe drejtuesit po nxitojnë për të konkretizuar blerjet e reja në repartin ofensiv.

Daja: Grupi i kufizuar, por
bëmë një ndeshje të mirë
Trajneri Ilir Daja, pas ndeshjes foli për sitin zyrtar të Videotonit, duke theksuar: “E dinim se do të luanim ndaj një kundërshtari serioz, ashtu siç edhe e pamë. Kemi kampe trajnimi në afërsi dhe, ashtu si ekipi juaj, kemi ngarkesë fizike. Pesë ose gjashtë lojtarë mungonin, disa prej tyre kanë marrë lejë shtesë, për shkak të angazhimit me Kombëtaren, ndërsa të tjerët janë të dëmtuar. Videotoni ndryshoi lojtarët në pjesën e dytë, ne nuk mund ta bënim këtë gjë, për shkak të arsyeve të lartpërmendura, kështu që me lojtarë të rinj në fushë ishte kundërshtari më mirë. Kemi luajtur një ndeshje të mirë. I uroj Videotonit shumë suksese në Europa League dhe në kampionat!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *