Në Pukë mbërrin mashtruesi i shekullit, ja historia për film!

Tërbuni gjen akordin me Alieu Darbo, por nuk e di historinë e një prej mashtruesve më të mëdhenj të merkatos… Dinamo e Zagrebit e kapi thuajse në kohë…

Mashtrimet në futboll janë kthyer në “refren” dhe nuk është më diçka e re. Merkato e bërë në youtube, apo me pseudoagjentë, këshilltarë e kështu me radhë. Çdokush për të fituar “bukën e gojës” ose të famshmet komisione. Sigurisht, s’jemi në rangun e Mino Raiolës dhe Zhorzh Mendeshit, por qëllimi justifikon mjetet, edhe në transferimet më të vogla. Historia e futbollistë ka pasur shumë lojtarë që janë “shitur” si për talente dhe të konfirmuar, por më pas është kuptuar se s’kanë ditur të godasin topin…

Dhe, ndoshta, gabimi më i madh është të mos informohesh siç duhet. Kështu, Tërbuni i Pukës, që sezonin tjetër do të përpiqet të fuqizohet për Kategorinë e Parë, por një nga afrimet e fundit quhet Alieu Dabo nga Gana. Deri këtu, gjtihçka në rregull, edhe sipas deklaratëve të drejtorit teknik, Oltion Kërnaja,që pohon sekemi menduar që të ruajmë pjesën më të madhe dhe ata futbollistë që dhanë më të mirën e tyre në sezonin e shkuar për të mbajtur skuadrën në elitë. Këtë gjë, ua kemi bërë të qartë edhe krerëve më të lartë të klubit dhe donatorëve. Nga baza e sezonit të shkuar, ku kishte shumë lojtarë të spikatur, madje që kanë luajtur edhe në elitë do të nisë ndërtimi i skuadrës së sezonit të ardhshëm…”.

Madje, për “Sport Ekpsres” zbuloi dhe se Alieu Darbo është lojtari që luan në ofensivë dhe është vetëm 25 vjeç, por me një karrierë të pasur dhe që pritet t’i bëjë shumë punë skuadrës pukjane në vijën e parë. Kërnaja, lidhur me sulmuesin me ngjyrë ka konfirmuar se :”Po, është e vërtetë, pritet që sulmuesi Alieu Darbo nga Gambia, me të cilin jemi në negociata prej ditësh të mbërrijë në Pukë. Një lojtar mjaft i zhdërvjelltë dhe që do të na bëjë shumë punë, sidomos në sulm ku sezonin e shkuar kemi vuajtur shumë. Darbo vjen pasnesër në Tiranë. Kemi menduar që të grumbullojmë sa më shpejt skuadrën dhe të nisim nga puna për sezonin e ardhshëm”. Kërnaja ka të drejtë, por vetëm se ka vetëm një problem të vogël… A e di drejtori teknik se kush është ky lojtar? Ose më saktë, e di historinë e tij? Po ua tregojmë shkurt, sepse me këtë histori mund të bëhet një libër dhe ndoshta herët a vonë do të bëhet një film.

Dinamo pagoi heshtjen – Kur presidenti i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç, zbuloi që Alieu Darbo, një gjoja futbollist afrikan nga Gambia, e kish mashtruar duke krijuar një tratativë që kishte përfunduar në nënshkrim kontrate, nuk u besoi veshëve. “Shes çdo verë lojtarë nga 20-25 milionë euro, jam mbreti i merkatos së Ballkanit. Si mund të më mashtrojë ky njeri?!”. Mamiç i dha 40 mijë euro afrikanit vetëm që të mos fliste dhe kontrata u anulua pak muaj pas firmës. Imazhi i Dinamos do ulej rëndë, nëse Perëndimi do mësonte se ky klub i madh e kishte blerë lojtarin pas referencave të falsifikuara.

Faqja zyrtare e Dinamos së Zagrebit prezantonte Darbonë, i cili deklaronte se ishte mik i ngushtë me Zhervinjon e Bregut të Fildishtë.

Alie Darbo nuk është fare futbollist, ose të paktën jo një i talentuar. Ai është një manipulues profesionist. Manipulon gjithçka, linqet në internet, skeda, të dhëna personale, referenca nga lojtarë, trajnerë e drejtues klubesh. Ka nënshkruar dhjetra kontrata me klube futbolli, ose të paktën ashtu pretendon. Në Suedi për pak firmosi te Landskrona (por e përzunë pas vetëm një seance stërvitore), më pas nuk dihet nga doli lajmi sikur kishte firmosur për 3 vite me Uiganin, pas testimeve të shkëlqyera te Sandërlendi e Njukaslli. Ka arritur madje të luajë edhe me ekipet e moshave të Gambias!

Edhe te Krotone – Në korrik 2014 Landskrona në Suedi e zyrtarizoi dhe televizioni i klubit e intervistoi, por më pas klubi zbuloi mashtrimin…

Ka “luajtur” në Suedi, Francë, Norvegji, Egjipt, Algjeri e Maltë, por më qesharakja është se në vitin 2014 e prezantoi Krotone si superblerje, duke i dhënë numrin 10 dhe duke shkruar në faqen e vet zyrtare: “Darbo, goditje e madhe e Krotones, në bashkëpunim me Bajernin e Mynihut”. Më pas nuk luante gjëkundi, sepse “vinte nga një dëmtim serioz në klubin e mëparshëm”.

Ditët i kalon përpara kompjuterit duke përgatitur prenë e radhës, ndërsa mbrëmjet nëpër klubet e natës së famshme të kontinentit, aty ku qëndron paria e futbollit. i bën miq dhe i bind që të nënshkruajnë një letër për të. Ngjan si një argëtim, por në fund u bë zë i rrezikshëm. Pas paktit në heshtje me Dinamo Zagreb, ai u shfaq edhe në Selanik dhe takoi Vrizas, ish-lojtar i madh grek, që tanimë punon si drejtor sportiv. Në duar kishte një letër nga drejtuesi sportiv i Dortmundit. “Nuk ka nevojë për provë, mund të firmosni menjëherë. Është një talent, që nuk i ka ecur gjithë këto vite”. Për pak funksionoi sërish. Fatkeqësisht për afrikanin, Vrizaz dhe drejtori i Dortmundit ishin miq. Mjaftoi një telefonatë për ta zbuluar. Homologu gjerman nuk e njihte fare. Një hulumtim “lart e poshtë” dhe historia mori fund, mashtruesi u zbulua, por më parë kishte bërë lëmsh dhe kishte dehur shumë klube. Internet dhe letra të firmosura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online