Skënderbeu po i gëzohet kalimit në “play-off” të Europa League-s, megjithatë po mendon dhe për merkaton. Me një organikë të pasur, tashmë “ujqërit” po shqyrtojnë dhe mundësinë për largime. Në raundi e fundit para grupeve të Europa League-s, kundërshtar do të jetë Dinamo e Zagrebit, e njohur për formulën e suksesshme të merkatos dhe në këtë pikë Skënderbeu synon të ndjekë modelin e tyre. Në horizont duket se juglindorët i kanë gati lëvizjet e para. Mbrojtësi 19-vjeçar Xhefri Bushi do të transferohet në Kavajë tek Besa. I riu do të ketë më shumë mundësi aktivizimi, për t’u rikthyer më pas në Korçë, nëse performaca e tij do të jetë e suksesshme. Po ashtu mësohet se dhe braziliani Serxhi Zhunjor dhe nigeriani Çarls Çinedu do të kërkojnë aventura të reja. Gjithçka e mirëmenduar, pasi Skënderbeu prej kohësh e ka vendosur si prioritet tregun e shitjes së lojtarëve dhe duket se është në rrugën e duhur.