Skënderbeu ka futbollistin më të shtrenjtë të Superiores

825.000 euro: kaq vlen Liridon Latifi, sipas transfermarkt.de, që ditët e fundit ka rivlerësuar lojtarët e Kategorisë Superiore, duke qenë se ka përfunduar sezoni.

Pikërisht Latifi është futbollisti më i shtrenjtë i gjithë Superiores, pasi brenda një viti vlera e tij është shtuar, duke qenë 675.000 euro një vit më parë.

Formë perfekte në kampionat dhe grumbullim me kombëtaren e madhe, tashmë Latifi është në momentin e duhur për t’u shitur dhe Skënderbeu e ka të qartë që pas ndeshjeve në kupat e Europës duhet ta shesë patjetër, me shpresën se do të ketë ankand.

Ndër lojtarët e tjerë të Skënderbeut, vetëm Gledi Mici (nga 325.000 ka shkuar në 375.000 euro) dhe Enis Gavazaj (nga 100.000 në 300.000) kanë pasur rritje të konsiderueshme, ndërsa Sabien Lilaj mbetet futbollisti i dytë më i shtrenjtë te Skënderbeu, por tashmë vlen 500.000 euro, 100.000 më pak se vitin e shkuar.

Me largimin e Hamdi Salihit dhe shitjen e afërt të Latifit, Skënderbeu humbet 1.3 milionë euro në vlerë, por Donjet Shkodra, Bruno Dita, Goran Vujoviç e Afrim Taku kompensojnë gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *