“Skënderbeu i vjen hakut Partizanit”, Zalla duartroket Memellin: I shkëlqyer! Partizani mund të humbi titullin nga korçarët

Barazimi 1-1 ndaj Skënderbeut i kushtoi Partizanit vendin e parë në klasifikim, teksa pas fitores 4-0 ndaj Bylisit, Teuta hedh një hap të suksesshëm drejt titullit kampion. Në përballjen e shkuar mes Partizanit dhe Skënderbeut, korçarët kanë dalë fitues, pavarësisht formës jo të mirë të tyre, të cilët rrezikojnë dhe rënien nga Kategoria Superiore.

Gazetari Lirim Zalla, i ftuar në emisionin skaner “MCN TV” deklaroi se Skënderbeu është skuadra që i vjen “hakut” Partizanit dhe sipas tij mund të jetë shkaku kryesor pse të kuqtë mund të humbin titullin kampion.

“Skënderbeu i mati forcat shumë mirë, mbrohet me kujdes dhe vëmendje. Është rizgjimi i Skënderbeut. Kam komplimente për Memellin dhe është i shkëlqyer për mua. Mbrojtje me kujdes dhe vëmendje, që Partizani humbi kreun. Mund të humbi edhe titullin nga Skënderbeu. I mori barazimin tani dhe fitoi më para. Duket se Skënderbeu i vjen hakut Partizanit.”- u shpreh gazetari Lirim Zalla. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online