I rrëmbyen vendin e parë, kapiteni i Teutës thumba Vllaznisë: Po me atë këngën çfarë do bëni tani

Vllaznia u pa si hirushja e këtij sezoni. Një sezon më parë rrezikonte rënien nga kategoria, ndërsa në aktualin udhëhoqi për javë me radhë tabelën e renditjes. Një rikthim i bujshmë ky i shkodranëve, që shiheshin si kampionët e këtij kampionati, për të cilën u thur edhe kënga e kënduar nga Sidrit Bejleri.

Por pak javë nga fundi kuqeblutë kanë humbur terren në garën për titull dhe vendin e parë tashmë e ka rrëmbyer Teuta. Kaq ka mjaftuar që kapiteni i bregdetarëve të hedhë thumba për Vllazninë. “Po me atë këngën që përgatitëm çfarë do bojmë tani… apo ecim si gjithmonë, hit veror”, shkruan Renato Arapi në një “story” të shpërndarë në “Instagram”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online