Skënderbeu gjen “kopjen” e Berishës, mesfushori mbërrin në Korçë

Skënderbeu është skuadra kampione në fuqi dhe edicionin e ardhshëm synon që të ruajë ritmin e dekadës së fundit ku ka dominuar gati çdo edicion. Korçarët ndryshe nga çdo sezon tjetër kanë pasur shumë ndryshime, deri diku të logjikshme nga situata e krijuar, pas dënimit që UEFA i ka dhënë kuqebluve. Gjithsesi, lufta me UEFA-n vazhdon dhe paralelisht dhe puna për edicionin e ri, me drejtuesit që po punojnë për të ndërtuar një skuadër kompakte dhe me cilësi.

Dje, Skënderbeu barazoi 0-0 me Teutën e Durrësit, por ra në sy që në shkallët e stadiumit ishte dhe Almir Ajzeraj. Me shumë gjasa nesër do të vijë dhe prezantimi i tij zyrtarë si lojtar i Skënderbeut. Bëhet fjalë për një futbollist me shumë perspektivë dhe që deri më tani ka spikatur në radhët e KEK-ut dhe të Flamurtarit në kampionatin e Kosovës.

20-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Shpresave të Kosovës, ku është aktivizuar vetëm 22 minuta në një ndeshje. Tani, duket se Ajzeraj është gati për një hap të madhe dhe e sheh si një mundësi të madhe që përmes Skënderbeut të ketë mundësinë për t’u katapultuar në një tjetër kampionat akoma dhe më prestigjioz.

Lojtari në fjalë është mjaft teknik she mjaft i shpejtë. Mund të thuhet se bardhekuqtë kanë gjetur sozinë e Bernard Berishës. Një lojtar me tipare shuam interesante dhe në Korçë ka mundësinë për t’u rritur akoma dhe më shumë. Një vlerë e shtuar për skuadrën e trajnerit Orges Shehi që këtë edicion ka një punë aspak të lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online