Partizani, merkato dhe… pushime

Partizani u eliminua që në turin e parë të Europë League. Fati nuk ishte me ta që në short, ndërkohë që në ndeshjen e parë u penalizua prej një penalltie të padhënë, kurse në takimin e kthimit as fati nuk ishte me ta. Gjithsesi tanimë duhet të mendohet për kampionatin.

Drejtuesit e kuq kanë vendosur që t’i japin mundësinë lojtarëve të ç’lodhen, ndaj edhe i kanë lënë pushim për rreth ditë pushim. Më 30 korrik ekipi do të vihet sërish nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega dhe të nisë përgatitjet për ndeshjen e parë me Skënderbeun në transfertë.

Kjo periudhë do shërbejë që të bëhet edhe ndonjë lëvizje tjetër në merkato dhe sulmi është reparti për të cilin kërkohet një zgjidhje. Me Edgar Çanin gjithçka duket e mbyllur, pasi lojtari as që është stërvitur gjatë kësaj periudhe me të kuqtë. Gjithsesi duhet ndërprerë kontrata mes palëve, mision që nuk do të jetë i lehtë për drejtuesit e Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online