Skënderbeu do të ndeshet me Kamzën në javën e nëntë të Kategorisë Superiore. Korçarët janë vetëm 3 pikë larg Partizanit kryesues dhe nuk i lejojnë vetes hap të gabuar në shtëpi. Skuadra e Orges Shehit ka vijuar dhe sot normalisht përgatitjet me dy seanca në dite.
Klubi ka njoftuar se skuadra ka qenë e plotë, me përjashtim të Blerim Krasniqit. Sulmuesi ka shfaqur probleme fike dhe është përgatitur në mënyrë të diferencuar. Në këtë mënyrë edhe prezenca në ndeshjen e kësaj fundjave është në diskutim.
POSTIMI I PLOTË I SKËNDERBEUT
“Përgatitjet anti-Kamza!
– Ekipi vijon normalisht përgatitjet për takimin e së dielës ndaj Kamzës në Korçë. Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik ekipi zhvilloi sot 2 seanca stërvitore.
– Grupi i plotë në dispozicion të trajnerit me përjashtim të Blerim Krasniqi i cili si pasojë e problemeve fizike vijon punën i diferencuar”.