“Skënderbeu e Partizani luajnë futbollin më të bukur”, Ruço komenton Superioren: Tirana kurrë nuk i bën 4 ndeshje në rritje

Superiorja ka hyrë në ndeshjet e fundit të saj, ku do të jepen verdiktet finale si për çështjen e titullit kampion, ashtu edhe për mbijetesën. Në një intervistë për “Sport Magazine” në “Ora News” të moderuar nga Drilon Xhepollari, Edmond Ruço ka komentuar duelet e ditës së nesërme si dhe ka veçuar pretendetët për ta mbyllur sezonin në vendin e parë. Sipas tij, titulli këtë vit do të ndahet mes Teutës dhe Partizanit.

“Skënderbeu ka ardhur në rritje. Ka javë që trajneri Memelli punon dhe arritjet i ka në vazhdimësi. Nuk është se janë rastësore. Por çdo ekip që lufton sot, nga vendi i parë te i fundit, përveç Kukësit që nuk ka motivacion, të gjitha ekipet janë në garë sportive. Dikush për të dalë, dikush për kampion. Skënderbeu-Partizani? Kam besim që do jetë një lojë shumë e bukur. Janë dy trajnerë që janë shumë konçiz në detyrat që u japin futbollistëve. Luajnë futbollin e bukur, luajnë futbollin me këmbë në tokë.

Di të them që nga javët e fundit që kemi parë, si Skënderbeu ashtu edhe Partizani janë dy ekipet që prodhojnë futbollin më të bukur në Superiore. Kështu që mendoj do jetë një ndeshje shumë e luftuar, një ndeshje shumë e bukur. Por mendoj që Partizani do të dalë triumfues.

Ekipin më afër finishit shikoj Partizanin dhe Teutën. Gati 60% i jap Partizanit, 40% i jap Teutës. Duke parë edhe gjendjen e Tiranës, e cila kurrë nuk i ka bërë 4 ndeshje në rritje. Partizani ka më tepër motiv për të fituar se Tirana”, ka thënë Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *