VIDEO/ Vllaznia humb terren në garën për titull, Brdariç merr surprizën e hidhur nga Kukësi

0

LIVE, Kukësi-Vllaznia 3-1 Eze 5′, Taipi 34′(p), Gavazaj 90’+2’/ Hoxhaj 50′
Java e 32-të e Kategorisë Superiore ka nisur me befasi. Brdariç ka marrë një surprizë të hidhur nga Kukësi ditën e sotme, teksa verilindorët kanë mposhtur Vllazninë në “Elbasan Arena“ me shifrat 3-1. Përballja do të niste vrullshëm për ekipin e Josës, që i kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për të përshëndetur portën e kuqebluve me antë të sulmuesit Eze.

Ndërkohë brenda pjesës së parë kuksianët dyfishojnë rezultatin, teksa në minutën e 34-t Taipi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Shkodranët kundërpërgjigjen në të njëjtën monedhë me fillimin e pjesës së dytë. Albion Avdijaj pengohet në zonë dhe Vllaznia fiton të drejtën e një penalltie. Hoxhaj e ndal topin në rrjetë, por kaq nuk mjafton për të dalë me pikë nga kjo transfertë. Shpresat e Brdariç i shuan përfundimisht Gavazaj me golin e realizuar në minutët shtesë.Një humbje kjo që u kushton shumë lojtarëve të Vllaznisë, të cilët humbasin terren në luftën për titull nëse ekipet pretendente triumfojnë në përballjet e nesërme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kukësi: Xhika, Kotobelli, Demiri, Bytyçi, Dragoshi, Tsintsadze, Taipi, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Eze

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Viktor Da Silva, Kalaja

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.