Salihi magjik, edhe dy perla

0

Hamdi Salihi është unik, një  sulmues race  që  kushedi kur i vjen më futbollit shqiptar.

Sot shkodrani vazhdoi spektaklin në Austri, sepse shënoi dy golat e fitores 2-1 që Nojshtati arriti kundër Vatensit.

Në minutën e 27-të Salihi goditi me zgjuarsi në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin mik, ndërsa sapo nisi pjesa e dytë u tregua mjaft i shkathët, duke përfituar nga një gabim i mbrojtje mike dhe duke rrëmbyer një top që pa u menduar dy herë e goditi në mënyrë fantastike, duke shënuar golin e 2-0. Miqtë shkurtuan në minutën e 80-të, por vetëm kaq.

Fitore, kryesim me 5 pikë më shumë nga vendi i dytë, 6 fitore në 7 ndeshje, 14-3 golaverazhi. Salihi 6 gola, një përbindësh, që tani dy gola më shumë se rivali më i afërt në renditjen e shënuesve.

Sot ishte ditë feste edhe për Rangel, brazilianin që luajti me Kukësin deri në maj. Sot Kapfenbergu fitoi 3-0 në Vjenë, kundër FAC Vjenës, ndërsa më në fund shpërtheu edhe Rangel, autor i golit të dytë me kokë, goli i parë në Austri, ku po luan çdo ndeshje titullar, ashtu si Davor Bratiç, ish-mesfushori i Skënderbeut e disa klubeve të tjera në Superiore.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.