Skënderbeu djeg etapat, firmos me talentin afrikan

U afrua në Korçë me bujë dhe te Skënderbeu nuk kishin ndërmend të humbisnin kohë. U përfol për një periudhë prove, por klubi i ofroi menjëherë kontratë.

Kualiteti i sulmuesit, fakti që kampionati nis këtë fundjavë dhe synimi për t’i vendosur trajnerit Shehi alternativa cilësore, ndikuan që etapat të digjeshin. Saliu Guindo u bë menjëherë dhe zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.

Sulmuesi 21-vjeçar nga Mali nënshkroi kontratën, që e lidh me klubin bardhekuq për 3 vitet e ardhshme. Talenti afrikan i’u bashkua menjëherë ekipit në stërvitje, për seancën e parë.

Guindo është një lojtar i perspektivës, i cili ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Malit, ndërsa sezonin e kaluar është aktivizuar në Tunizi. Një “xhevahir” i ri për t’u përpunuar dhe për t’iu shitur më pas ofertuesit më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online