Skënder Gega kritikon Rei Manajn për pasimin e padhënë: Tentoi si Armando Broja! Kur je 2 kundër 1 ndaj Polonisë, e pafalashme

Shqipëria mund të kalonte në avantazh ndaj Polonisë që në minutat e para. Por Rei Manaj nuk zgjodhi që të shërbente Myrto Uzunin që gjendej i boshatisur, duke u rrëmbyer për të tentuar heroizmin e Armando Brojës me Hungarinë. Një mundësi e pastër e shpërdoruar ndaj Polonisë dhe kjo ka sjellë kritikat e Skënder Gegës në “Supersport”:

“Rasti i Manajt? Në atë moment ne ishim dy kundër një ndaj një Kombëtare si Polonia. Ishte e pafalashme, duhet ta kishte shërbyer shokun e skuadrës. Tentoi atë gol që ka realizuar Armando Broja, por nuk ndodh gjithmonë”, tha Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online