E komplimentoi për formacionin, kritika pas ndeshjes! Hafizi: Hungaria ishte e dobët! Nuk dimë të gjuajmë në portë, pse të shkoje në Botëror?

Astrit Hafizi ishte i ftuar në “Supersport” ku para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë e ka komplimentuar Rejën për formacionin e zgjedhur. Por në fundin e takimit ka pasur kritika pasi loja e kuqezinjëve nuk ishte ajo që priste Hafizi.

“Ne dimë vetëm që të mbrojmë, vetëm që të thyejmë aksionet, kaq. Sulmi jonë është i turbullt. Kërkojmë t’i zgjidhim me aksione individuale, nuk ka krijim. Broja futej i vetëm, Manaj tentonte që t’ia dilte i vetëm. Nuk arrijmë që të godasim në portë. Pse e meritoje barazimin ti? Nuk është se more penallti dhe e humbi lojtari apo godite shtyllën dhe nuk kishe fati.

Reja tha se kundërshtari ishte shumë më lartë fizikisht dhe mbajti 90 minuta, ndërsa ne 60. Atëherë, përse duhet të shkonim në Botëror ne? Sa ndikuan mungesat? Nuk e di njeri, po Ramadani ishte një ndër më të mirët dhe mori vendin e Gjasulës. Hungaria ishte e dobët, pavarësisht se barazoi me Anglinë”, tha Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online