Skenat e rralla që ofron VAR/ Laçi po festonte si të ishte fituar titulli kampion, pak sekonda dhe festa shpërthen te Skënderbeu

Futja e VAR ka ndryshuar jo vetëm futbollin, por edhe përjetimin e emocioneve. Një nga të paktat raste kur VAR ndryshon tërësisht kahun e përjetimit të festës ndodhi sot te Laçi-Skënderbeu. Kurbinasit po luanin me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Velkovskit.

Por edhe më herët Skënderbeu i Gegës ishte pozicionuar në perfeksion duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit. Goditjet nga distanca ishin zgjidhja e vetme dhe në këtë mënyrë Guindo përfitoi duke dërguar topin në rrjetë.

Festë e madhe te Laçi për çlirimin si të ishin duke fituar titullin kampion. Por arbitri kërkoi pak sekonda sa VAR të rishikonte rastin dhe vendosi për anulimin e golit pasi Guindo ishte pak më para se kundërshtarët e tij. Festa u takon korçarëve… /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online