Fitoi kundër Dinamos, “llastohet” Longo dhe braktis sërish konferencën për shtyp: Kam nisur të mësoj gjuhën shqipe

Dinamo nuk arrin që të ringrihet edhe pas fitores së fundit së marrë ndaj Skënderbeut. Kukësi arriti që të fitonte me shifrat 0-2. Fillimisht ishte një devijim i pafat i Prodanit në pjesën e parë që e dërgoi topin në rrjetë. 45 minuta që nuk treguan shumë nga të dy ekipet, për më tepër nga kryeqytetasit që duhej të shfaqnin më shumë dëshirë.

Për të mbyllur ndeshjen mendoi Milunovic me kokë në të 55 pas krosimit perfekt të De Lukas. Kjo e fitore e mban Dinamon në vendin e 8 që e dërgon në Play Out. Nga krahu tjetër, befasia erdhi në debutimin e Skënder Gegës me Skënderbeun.

Ky i fundit arriti të barazonte pa gola ndaj Lacit, duke “uruar” në këtë mënyrë Tiranën për titullin kampion. Skënderbeu ishte thuajse në perfeksion për mënyrën sesi u mbrojt duke mos i lejuar hapësira Laçit. Kurbinasit po provonin vetëm tentativa nga distanca dhe puna e tyre iu vështirësua pas ndëshkimit me karton të kuq të Velkovskit në të 67 pasi pengoi Mensah si mbrojtës i fundit. Laci arriti të shënonte në minutat e fundit me Guindo, por VAR e anuloi me të drejtë golin pasi sulmuesi i kurbinasve ishte në pozicion jashtë loje. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Longo: “Kam nisur që të mësoj gjuhën shqipe që njerëzit të më kuptojnë kur flas. Pasi gjithmonë ka keqkuptime kur unë flas. Nuk do të flasim deri atëherë”. (Largohet nga intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online