Skënder Gega trondit Laçin në debutim dhe “uron” Tiranën për titullin, Kukësi “fundos” edhe më tepër Dinamon

Dinamo nuk arrin që të ringrihet edhe pas fitores së fundit së marrë ndaj Skënderbeut. Kukësi arriti që të fitonte me shifrat 0-2. Fillimisht ishte një devijim i pafat i Prodanit në pjesën e parë që e dërgoi topin në rrjetë. 45 minuta që nuk treguan shumë nga të dy ekipet, për më tepër nga kryeqytetasit që duhej të shfaqnin më shumë dëshirë. Për të mbyllur ndeshjen mendoi Milunovic me kokë në të 55 pas krosimit perfekt të De Lukas. Kjo e fitore e mban Dinamon në vendin e 8 që e dërgon në Play Out. Nga krahu tjetër, befasia erdhi në debutimin e Skënder Gegës me Skënderbeun.

Ky i fundit arriti të barazonte pa gola ndaj Lacit, duke “uruar” në këtë mënyrë Tiranën për titullin kampion. Skënderbeu ishte thuajse në perfeksion për mënyrën sesi u mbrojt duke mos i lejuar hapësira Laçit. Kurbinasit po provonin vetëm tentativa nga distanca dhe puna e tyre iu vështirësua pas ndëshkimit me karton të kuq të Velkovskit në të 67 pasi pengoi Mensah si mbrojtës i fundit. Laci arriti të shënonte në minutat e fundit me Guindo, por VAR e anuloi me të drejtë golin pasi sulmuesi i kurbinasve ishte në pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/

Laci-Skënderbeu 0-0 

67′ Velkovski ndëshkohet me karton të verdhë pasi pengon Mensah. Te Skënderbeu kërkuan të kuqin pasi lojtari i Lacit ishte mbrojtësi i fundit. VAR thërret arbitrin dhe i verdhi nuk ekziston më, i kuqi nxjerr Velkovskin dhe lë kurbinasit me 10 lojtarë.

Laci: Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Ziko, Malota, Shehu, Spahiu, Ujka, Mazrekaj, Akiniemi, Guindo

Skenderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Shehi, Sadriu, Frashëri, Zhan Viktor, Dumfur, Mara, Berisha, Mensah

Dinamo-Kukësi 0-2 Prodani 19′ autogol, Milunovic 55′

55′ Goool! Dinamo pëson një tjetër gol! De Lukas dhuron një super krosim për Milunovic që ngrihet mbi kundërshtarin dhe gjen rrjetën, Dinamo-Kukësi 0-2.

19′ Goool! Dinamo e pafat teksa Prodani shënon në portën e tij. Milunovic u gjend në zonë dhe goditi keq drejt portës teksa Simoni grushtoi topin që kapi Prodanin dhe më pas u drejtua në rrjetë, Dinamo-Kukësi 0-1.

Dinamo: Simoni, Siljanovski, Sofranca, Samake, Prodani; Demiri, Sidibe; Haxhiu, Ibraimi, Mihana; Chinedu

Kukësi: Tafas; Gligorov, Bytyçi, Pëllumbi, Ndreca; Gjelbrim Taipi, De Lucas, Shqiprim Taipi; Milunovic, Feijao, Basa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online