Skaroni: Championsi më i rëndësishëm se Seria A

Milani këtë edicion do të luajë në Europa League, por drejtuesit e saj më të lartë besojnë se skuadra e tyre duhet të merrte pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm për klubin. Presidenti i ri, Paolo Scaroni, i skuadrës nga Milano e thekson për “Corriere della Sera” se kampioni është më pak i rëndësishëm se Champions League, por në të njëjtën kohë ai tregon se ndjen keqardhje kur she skuadra si Mançester Junajtit që të fitojnë më shumë se skuadra e tij.

Ne nuk do të luajmë në Champions edhe pse mendoj se Milani duhet të ishte.  Futbolli ka evoluar shumë dhe titulli është bërë më pak i rëndësishëm. Nëse Milani do të ishte në Champions duhet të fokusohej më shumë se në kampionat

“Në Itali ka pasur probleme vitet e fundit. Nuk di të them me saktësi se çfarë ka ndodhur. Për 15 vite ne nuk i kemi rritur të ardhurat tona. Nëse ne në vitin 2003 kemi bërë 200 milion euro, skuadrat e tjera i kanë trefishuar këto shifra”.

“Kam lexuar se Mançester Junajtit merr 800 milion euro dhe ndihem keq. Ne kemi fituar më shumë se ata tituj dhe kemi rreth 400 milion tifozë nëpër botë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *