Skandaloze/ Arbitri përkrahë shkelmin në fytyrë të Vardy ndaj Mustafit, mbrojtësi shqiptar pëson goditje si në…MMA

0

Nga Klaudio Ndreca

Një vendim tërësisht i pakuptueshëm ishte nga arbitri Chris Kavangh në përballjen mes Arsenalit dhe Leiçesterit gjatë mbrëmjes së djeshme, që përfundoi në shifrat 1-1. Kryesori i takimit nuk e pa të arsyeshme të jepte as kartonin e verdhë, për një ndërhyrje nga ana e sulmuesit të Leicester ndaj Shkodran Mustafit që duhej ta përjashtonte nga fusha e lojës.

Vardy nuk kishte asnjë interesim për topin, ndërsa i shtrirë në një duel me Mustafin, e ka goditur menjëherë mbrojtësin në fytyrë. Pamjet e përsëritura e tregojnë qartë se gjithçka ishte e qëllimshme, megjithëse i’a ka hedhur paq në atë rast. Një goditje që mund të lejohej vetëm në sportin e MMA-së, ndërsa Vardy zgjedh që ta praktikojë edhe në futboll me një truk të fshehur. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.