Nga Klaudio Ndreca
Një vendim tërësisht i pakuptueshëm ishte nga arbitri Chris Kavangh në përballjen mes Arsenalit dhe Leiçesterit gjatë mbrëmjes së djeshme, që përfundoi në shifrat 1-1. Kryesori i takimit nuk e pa të arsyeshme të jepte as kartonin e verdhë, për një ndërhyrje nga ana e sulmuesit të Leicester ndaj Shkodran Mustafit që duhej ta përjashtonte nga fusha e lojës.
Vardy nuk kishte asnjë interesim për topin, ndërsa i shtrirë në një duel me Mustafin, e ka goditur menjëherë mbrojtësin në fytyrë. Pamjet e përsëritura e tregojnë qartë se gjithçka ishte e qëllimshme, megjithëse i’a ka hedhur paq në atë rast. Një goditje që mund të lejohej vetëm në sportin e MMA-së, ndërsa Vardy zgjedh që ta praktikojë edhe në futboll me një truk të fshehur. /Sport Ekspres/
How is this not a red actually baffles me. pic.twitter.com/m16qAM0IXR
— San™ (@VintageArsanal) July 7, 2020