Skandali i basteve online në Itali, edhe Igli Tare ka një kompani?

Arrestime të shumta në Itali. Plot 68 persona janë ndaluar nga policia e shtetit fqinj, pasi Guardia di Finanzia kishte nisur hetimet prej kohësh dhe mbi personat e arrestuar rëndojnë akuza të ndryshme: aktivitet i paligjshëm në bastet sportive, mashtrim në transferta parash, riciklim të paligshëm të ardhurash dhe mashtrim tatimor.

Mediat në Itali kanë bërë me dije se organizata kriminale ishte e shtrirë në shtete të ndryshme, ku mes tyre përfshihej edhe Shqipëria. Në një dokument të publikuar nga “Shqiptarja.com”, dalin edhe emrat e Igli Tares dhe të vëllait të tij, Gentit. Lidhja bëhet përmes kompanisë “Top Bast”, që është e regjistruar me pronar Ermal Bajramin. Ky i fundit ka 100% të aksioneve, por thuhet se pas tyre fshihen Igli dhe vëllai i tij Genti Tare.

VËLLEZËRIT TARE – Në dokumentin e publikuar thuhet se Franccesko Martiradona (i arrestuar), pjesë e klanit mafioz, kishte planifikuar të takonte Genti Taren në Bari në janar të vitit 2015. Kontaktet e para mes palëve u bënë përmes avokatit Mirko Daidone. Këtij të fundit thuhet se Fabricio Gerolla (i arrestuar) i ka kërkuar informacion mbi “Top Bast”, që interesohet të përhapej me emrin BET 1128 (Martiradona është pronari).

Gjithçka zbulohet përmes një e-maili që Gerolla i ka dërguar Martiradonës, teksa në të thuhet është kontaktuar nga Genti Tare dhe duhet të takohej me të. Pronari i BET 1128 do të blinte 50% të “Top Bast” dhe do të regjistrohej në Shqipëri. Gjithsesi ky takim nuk u zhvillua kurrë, pasi nuk u pa e arsyeshme nga italianët që të bënin një marrëveshje, duke qenë se në Shqipëri tatimet për bastet janë shumë të larta.

Burimi: Shqiptarja.com (http://shqiptarja.com/lajm/dosja-e-antimafias-igli-tare-dhe-vellai-genti-dyshohen-se-fshihen-pas-kompanise-top-bast-ne-shqiperi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online