Skandali/ Adoleshente me veshje të papërshtatshme për… të kapur topat

Gjatë Botërorit 2018, FIFA vendosi që vajzat seksi në tribunat e stadiumeve të mos shfaqeshin më në televizor, pas akuzave për seksizëm. Por, nëse institucioni që drejton futbollin mori masa për këtë çështje, në Itali, klubi i Viçencës ka ecur në drejtim krejt të kundërt.

Në Gadishullin Apenin ka nisur polemika, pasi drejtuesit e skuadrës vendosën t’i zëvendësojnë fëmijët që shërbejnë për të kapur topat pranë fushës, me vajza të moshës 15-16 vjeçare, pjesëtare të skuadrave të moshave të volejbollit. E papranueshme në këtë rast është veshja e tyre aspak të përshtatshme. Pantallona shumë të shkurtra dhe kanatiere.

Modeli i përdorur nga presidenti Renxo Roso, për debutimin e skuadrës në Serinë C, është ai i “cheerleader”, ashtu si ndodh në sportet amerikane. Por, drejtuesi i klubit nuk i kushtoi vëmendje se në rastin e Viçencës bëhet fjalë për vajza në moshë minorene dhe kjo iniciativë mund t’i hapë shumë probleme ligjore.

Ndërsa 8 mijë tifozët e pranishëm në stadium i duartrokitën “vajzat që mbledhin topat”, problemet kanë nisur kur imazhet u shpërndanë në internet. Reagimet kanë qenë të shumta, duke akuzuar klubin italian për trajtimin që i bëhet femrave, megjithatë drejtuesit e Viçencës kanë ndërmend që ta përsërisin shfaqjen edhe për ndeshjet e tjera të kampionatit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online