SKANDAL/ Shihet si organizimi i “zgjedhjeve të dyshimta” në KOKSH, përjashtohet FSHF dhe 22 Federata të tjera

Në Shqipëri jemi mësuar që sa herë të kemi skandale të mëdha, të mos na bëjnë së tepërmi përshtypje pasi “ushqehemi” në këtë ambient që e kthejnë në normalitet. Këtë herë është tejkaluar çdo limit dhe çështja ka të bëjë me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Nuk bëhet më fjalë për kaosin dhe betejat me gjykatat, që ishte tema e përsëritur deri në këto kohë, por me mënyrën sesi po përgatitet Asambleja e Përgjithshme e 17 prillit ku do të dali edhe presidenti i ri me trupën e tij drejtuese.

Po flasim për institucionin më të lartë në sportit në vend dhe që po përgatit zgjedhjet më të dyshimta. Pikësëpari nga dokumenti zbulohet se Fidel Ylli, Martin Biba dhe Vojo Malo do të jenë kandidantët për president, ndërsa për mungesë dokumentacioni është hequr një figurë shumë e shquar për sportin si Artan Shytaj.

Për të vazhduar më tej teksa në dokumentin e hartuar nga Komisioni i Verifikimit dhe Etikës, janë hequr 23 Federata që nuk kanë të drejtë vote në Asamblenë e 17 prillit. Këtu futen Federata të rëndësishme që i kanë sjellë shumë arritje sportit shqiptar në këto vite si FSHF, ajo e mundjes, Atletikës dhe Peshëngritjes. Arsyet janë justifikuan me mungesën e listës së aktiviteteve të vitit 2020 dhe pagesës së kotës financiare të përvitshme. Ky skandal i publikuar nga “Balkanëeb” ka tërhequr shumë vëmendje dhe të pyetur po nga e njëjta media, Federatat e përjashtuara janë shprehur se këto pretendime nuk ekzistojnë për lënien e tyre jashtë.

Në bazë të listës mund të shohim se kanë të drejtë vote vetëm 18 Federata, duke e bërë procesin disi më të kontrollueshëm teksa më shumë se ata që do të marrin pjesë janë lënë jashtë. Zgjedhje që bëhen në mënyrën tonë dhe siç dimë ne, në fakt nuk është hera e parë që e dëgjojmë në Shqipëri… /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online