Skandal në Qipro, injeksionet e dyshimta po shkatërrojnë karrierën e futbollistëve

Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë, “FIFPRO”, ka ngritur alarmin për një skandal tronditës që ndodh prej disa vitesh në futbollin qipriot. Mediet në Qipro po raportojnë prej disa javësh mbi praktikat mjekësore të jashtëligjshme që ndodhin në klubet vendase.

Bëhet fjalë për trajtime injeksione (shërbejnë për të zvogëluar dhimbjet) që përmbajnë substanca të paidentifikuara. Këto injeksione sjellin efekte anësore të rrezikshme, ndër to dhe probleme të rënda në sistemin kardiovaskular. Të paktën tre futbollistë janë detyruar të lënë futbollin në mënyrë të parakohshme si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të këtyre injeksioneve.

Të tre lojtarët që kanë lanë karrierën pas probleme shëndetësore, po mbështeten nga “FIFPRO”, për të marrë një dëmshpërblim të drejtë. Por, shoqata është shumë e shqetësuar për futbollistët e shumtë që kanë marrë të njëjtat injeksione dhe sot e kësaj dite rrezikojnë jetën duke luajtur në një sport me intensitet aq të lartë sa futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online