Presidenti Federatës së Futbollit të Perusë, Edvin Oviedo, ka përfunduar në pranga gjatë ditës së djeshme. Shkak për këtë është bërë një hetim i gjatë i policisë dhe prokurorisë peruane, që ka dalë në përfundimin se 47-vjeçari është pjesë e një prej organizatave kriminale më famëkeqe në vend.
Grupi i njohur ndryshe si “Los collos blancos del Puerto “, ishte i përfshirë më së shumti në industrinë e trafikut të drogës. Përgjimet e siguruara nga hetimi ka zbuluar se anëtarë të grupit kishin lidhje të forta me administratën e gjyqësorit në Peru, madje në një rast kishin arritur të korruptonin edhe pjesëtarë të gjykatës supreme.
Presidenti Oviedo ka qenë një ndër personat që u ka bërë “dhurata” të shumta me dhjetëra gjykatësve, madje në Botërorin “Rusi 2018”, ku mori pjesë dhe Peruja. Funksionarë të ndryshëm të organeve të drejtësisë udhëtuan drejt Rusisë me shpenzime të mbuluara nga fondet Federatës së Futbollit.