VIDEO | Çmenduri ballkanase, trajneri ulet në gjunjë ndaj arbitrit

Kontestimet ndaj arbitrave kanë qenë gjithmonë pjesë e pandashme e futbollit. Duke nisur që nga tifozët, të cilët ndoshta janë të parët që kontestojnë, e për të vazhduar me lojtarët në fushë, e duke përfunduar me trajnerët apo zv/trajnerët që janë në stol.

Pikërisht te pjesa e fundit do të donim të ndaleshim. Episodi që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar është me të vërtetë special dhe i veçantë, pasi zor se mund të jetë parë apo do të shihet diçka e tillë. Në ndeshjen midis, CSKA Sofies dhe Ludogoretsit, e vlefshme për kampionatin bullgar, trajneri i CSKA-së, Nestor El Maestro, është ulur në gjunjë duke u lutur përpara arbitrit të katërt.

Në ndeshjen që po luhej, sapo kishte përfunduar koha e rregullt dhe sfida ishte në barazim 1-1. Disa momente më parë, miqtë e Ludogorets mbetën me një lojtar më pak dhe arbitri i katërt akordoi vetëm dy minuta shtesë në fundin e takimit. Në këtë moment, numri një i stolit të CSKA-së, Nestor El Maestro, nuk ka duruar dhe është drejtuar nga arbitri i katërt duke u ulur në gjunjë për t’i kërkuar më shumë minuta.
https://twitter.com/shumansko/status/1070800108277694464
Sipas trajnerit 35-vjeçar, duhet të kishte të paktën 6 minuta shtesë në atë takim. Momentalisht në Bullgari, kampionatin e udhëheq Ludogorets, i cili dominon prej vitesh futbollin bullgar dhe është kampionia në fuqi. CSKA-ja e Sofies është një ndër klubet më me histori, teksa vitet e fundit po tenton të rikthejë lavdinë e dikurshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online