Skandal në Kosovë, dënohet me burg presidenti i FFK-së!

Agim Ademi, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, është dënuar me 9 muaj burg. Ditën e sotme ai është paraqitur në gjykatë dhe është marrë vendimi. Ademi dhe Muharrem Rama (është dënuar me një vit burg) akuzoheshin për shkak të kërcënimeve që kishin bërë ndaj Dritëro Kadollit.

Sikurse raportojnë mediat në Kosovë, në vitin 2012, Ademi dhe Rama e kanë kërcënuar Kadollin që t’u japë 30 mijë euro ose një makinë të tipi “BMW X5”, që do t’i jepej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti. Veç kërcënimeve, Kadolli edhe është sulmuar.

Akuza tjetër ka qenë për ushtrim të ndikimit, pasi Sami Hamiti duhet të ndryshonte statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”. Akuza e dytë ka rënë poshtë dhe Ademi e Rama janë dënuar për kërcënimet e bëra ndaj Kadollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *