Lerda motivon të rinjtë: Mosha s’ka rëndësi, luaj 4-3-3 për një arsye

Franko Lerda vendosi të lërë Italinë dhe të nisë një eksperiencë të re në Superiore. Ka detyrën e vështirë të nxjerrë Partizanin sërish kampion. Se pse e mori përsipër këtë detyrë, Lerda e thotë hapur: “Jam i bindur se kjo skuadër do ketë vazhdimësi dhe suksese. Më kanë prekur në telat e duhur për të pranuar sfidën. Kërkohet vazhdimësia e projektit, në një qytet të madh si Tirana”.

Italiani ka pasur mundësinë ta njohë më shumë grupin e lojtarëve gjatë kësaj periudhe dhe për Supersport thotë: “Tani kam pasur mundësinë t’i shoh djemtë dhe e kam një mendim. Nuk jemi ende top, do luajmë me një ekip të fortë si Karabaku, që është mësuar me këto nivele. Duhet të kemi besim se mund të bëjmë mirë”.

Për Lerdën nuk ka shumë rëndësi eksperienca: “Nëse lojtarët janë të mirë, mosha nuk ka rëndësi. Duhet të jenë të fortë edhe mendërisht, jo vetëm fizikisht dhe taktikisht”. Më pas ai flet edhe në lidhje me modulin që përdor.

“Le të themi që 4-3-3 e kam preferuar prej lojtarëve që kam. Preferoj ta shoh skuadrën sulmuese. Duhet ta përgatitim mirë ndeshjen, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin. Duhet të jemi gati të mbrojmë dhe të sulmojmë kur të jemi gati”, shton Lerda.

Në fund edhe flet edhe për aspektin personal: “Jam një trajner që e përgatis javën në mënyrën time. Jam kërkues dhe bashkëpunues me lojtarët. Më pëlqen të mësoj se çfarë mendojnë lojtarët e mi. Unë mundohem të përqendrohem nga futbolli, më pëlqen të shëtis dhe të njoh njerëzit. Do e vizitoj Tiranën për të njohur njerëzit. Kjo më pëlqen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online