Gjyqtari i njohur grek Thanasis Tzilos është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga katër persona të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në qytetin e Larisës dhe mësohet se 35-vjeçair ka pësuar plagë në trup dhe në kokë.
Mendohet se shkaku për këtë incident të shëmtuar të ketë qenë ndeshja midis Ksanthit dhe Olimpiakos, të cilën e arbitroi dhjetë ditë më parë. Takimi përfundoi 1 – 1 dhe u shoqërua me shumë tension.
Tzilos nxorri tetë kartonë të verdhë në atë takim dhe një të kuq për sulmuesin portugez të Olimpiakos Daniel Podense, i cili grumbulloi dy kartonë të verdhë në harkun e tetë minutave. Mediet në shtetin fqinj janë të bindur se sulmi ka ndodhur për shkak të profesionit.