Skandal në festën e 125-vjetorit: ekipi i femrave u la i veçuar, vetëm sanduiçë futbollisteve

Një ngjarje e rëndë dhe diskriminuese është regjistruar në Zvicër, ku në bankën e të akuzuarve është Bazeli, klubi i yllit kuqezi, Taulant Xhaka. Në festën e 125-vjetorit të themelimit të klubit, morën pjesën shumë anëtarë të klubit, stafi, futbollistët aktualë dhe ish-lojtarë ndër vite, por edhe sponsorë dhe tifozë.

Por, gafa e klubit dhe e organizatorëve të mbrëmjes lidhej me faktin se ata harruan ekipin e femrave të klubit. Episodi mori përmasa edhe më të mëdha, pasi në momentin kur futbollistet e skuadrës “A” të Bazelit u paraqitën në festë, trajtimi për to ishte i ndryshëm, për të mos thënë i papranueshëm.

Mediat zvicerane zbuluan, se vajzave të futbollit, iu caktua detyra që të shisnin nëpër tavolinat e pjesëmarrësve biletat e llotarisë, për të ngrënë më pas vetëm një sanduiç, në një dhomë të veçuar. Asnjë tavolinë e rezervuar për lojtaret e ekipit.

Klubi provoi të justifikonte veprimet e bëra. Zyrtarët e Bazelit e argumentuan ngjarjen me faktin se në sallë nuk kishte hapësirë të mjaftueshme, sepse “kërkonin që të kishin sa më shumë vende, që të ishte e mundur, për të ftuarit”. Sjellja skandaloze e klubit më të madh në Zvicër, bëri menjëherë xhiron e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *