Skandal në basketbollin grek, Olimpiakos bojkoton dhe bie nga Kategoria

Skuadra e Olimpiakosit në basketboll ka vendosur të bojkotojë takimin kundër Promitheas, për shkak se gjyqtar në këtë takim është vendosur Panajoti Anastapopulos. Ky arbitër nuk sjell aspak kujtime të mira te skuadra e njohur e basketbollit europian dhe klubi ka vendosur që çdo takim që do të arbitrohet nga ky gjyqtar, do të bojkotohet.

Gjithçka ka nisur në një takim kundër rivalëve të përjetshëm, Panathinaikos, ky Anastapopulos drejtoi takimin dhe sipas Olimpiakosit, bëri gabime me dashje. Për me tepër, skuadra blukuqe e braktisi atë takim në mes të ndeshjes.

Edhe këtë sezon, gjyqtari është caktuar në një ndeshje të Olimpiakosit më parë, kundër PAO. Olimpiakosi nuk u paraqit, duke u ndëshkuar me zbritje 8 pikësh. Sot, Anstapopulos është caktuar për të drejtuar sfidën mes Olimpiakosit dhe Promitheas dhe sipas mediave greke, do të ketë sërish bojkot, çka do të thoshte zbritje 14 pikësh për skuadrën e Olimpiakosit, që do të binte në vend të fundit në renditje dhe do të rrëzohej nga Kategoria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *