Juventusi luajti kundër Romës me bluzat e reja. Ngjyrat nuk kanë ndryshuar, ndërsa formati po. Ky ndryshim nuk i ka pëlqyer aspak Zizi Boniek, ish-sulmuesit të njohur të bardhezinjve, sot president i Federatës së Futbollit të Polonisë.
Uniformat ngjajë me ato të Sienës dhe Askolit, por ka edhe një problem tjetër në lidhje me futbollistët që i mbajnë veshur.
“Nuk më pëlqen bluza e re e Juventusit. Duket si një miks midis asaj të Sienës dhe Askolit. Sinqerisht që nuk më pëlqen. Si një ish-juventin preferoj bardh e zinë tradicionale. Me bluzën e re të gjithë lojtarët duken më të vegjël. Tani bëhet gjithçka për t’u dukur”, përfundon Zizi Boniek.