Sjellja e Keidi Bares ka nevojë për terapi, trajneri i Malagas merr përsipër të ndryshojë mesfushorin

Keidi Bare është një nga elementët kryesorë te Malaga, por temperamenti impulsiv në fushën e lojës po i sjell dëme atij dhe ekipit. Në ndeshjen e fundit mesfushori shqiptar u ndëshkua dy herë brenda 2 minutave me karton të verdhë, duke u detyruar kështu të lërë skuadrën me 10 lojtarë. E për më tepër kjo ishte hera e dytë që pas ndërprerjes që diçka e tillë ndodh. Në këto kushte ka qenë vetë trajneri Pellicier ai që ka vendosur të vendosë gjërat në vijë.

Sjellja e Bares ka nevojë për ndryshim dhe tekniku i bardhebluve i ka bërë një terapi lojtarit shqiptar. Sipas asaj që bën të ditur spanjollja “AS“, Pellicier ka marrë veçmas mesfushorin e Kombëtares kuqezi dhe i ka bërë të qartë se shpërthimet e tij në fushë po e dëmtojnë skuadrën. Trajneri i ka treguar Bares rëndësinë e madhe që ai ka për skuadrën, prandaj duhet të kuptojë situatën dhe të përmbajë adrenalinën gjatë lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online