“Ekuban i riktheu Partizanit 80 mijë euro”, Starova zbulon kuriozitetin me ish-sulmuesin e “demave të kuq”

Caleb Ekuban është duke shkëlqyer në kampionatin turk, ku këtë sezon po synon edhe titullin kampion me Trabzonsporin. Një dorë e mirë në rrugën drejt këtij objektivi ka ardhur edhe nga sulmuesi ganez, që ka qenë protagonist në fushë me lojën dhe asistet apo golat e tij.

Ekuban u transferua në Turqi pas aventurës së tij mjaft pozitive me Partizanin, ku erdhi i huazuar nga Kievo. Në emisionin “Pressing” në “ABC News”, Sulejman Starova, trajner i atëhershëm i të kuqve ka zbuluar një kuriozitet në lidhje me Ekuban. Ky i fundit i ka dhuruar Partizanit 80 mijë euro, të cilat u paguan nga klubi i Kievos si rrjedhojë e marrëveshjes, ku në rast se sulmuesi arrinte disa objektiva, atëherë kryeqytetasit shpërbleheshin. Dhe për këtë meritat sipas Starovës i takojnë menaxherit Marini.

“Me meritën e një fieraku ka ardhur Ekuban në Shqipëri, Elton Marinit. Është në edukatën dhe kulturën e klubit. Marini sjell lojtar, që nëse luan 70% të ndeshjeve dhe bën një numër të caktuar golash, klubi shpërblehet me para nga ai klub që e sjell në huazim.

Ekubani i riktheu Partizanit 80 mijë euro, i pagoi Chievo! Ishte pak për ne, objektivi jonë atë kohë ishte ta blinim atë lojtar, që ta shisnim po ne. Flas kur isha te Partizani. Kjo është meritë e Marinit dhe komplimente që vazhdoni bashkëpunimin me të”, ka thënë Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online