Situatë e pazakontë te Juventusi! Tre trajnerë janë nën kontratë, drejtuesit “luten“ që ish-teknikët të gjejnë punë

Sezoni që sapo lamë pas ishte larg pritshmërive të Juventusit dhe nuk kishte dyshime se Andrea Pirlo do të duhej të lironte stolin. E kështu ndodhi. Bardhezinjtë shkarkojnë trajnerin e tyre dhe në krye të pankinës sjellin një nga emrat që i solli mjaft trofe vitet e fundit, Masimiliano Alegrin. Por ky emërim shënon edhe një situatë të pazakontë te “zonja e vjetër”.

Alegri është trajneri i tretë që ka kontratë me Juventusin. Sarri dhe Pirlo gjithashtu mbeten të lidhur ligjërisht me klubin, duke u paguar kështu rregullisht pavarësisht se nuk janë më në detyrë. Kjo situatë patjetër që i rëndon financat e Juventusit, që tashmë “lutet” për ish-trajnerët e tij që të gjejnë një punë të re.

Fatmirësisht për bardhezinjtë si Sarri ashtu edhe Pirlo kanë nisur të lakohen në media për të nisur një aveturë të re sezonin e ardshëm. Megjithatë mbetet për tu parë nëse do të ketë një finalizim me firmë në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online