Historia e denjë për film/ Dikur si kamarier dhe donte të shpëtonte njerëz me helikopter! Ky është njeriu që mundi Guardiolën

Futbolli është gjithmonë një lojë emocionesh të forta dhe kthesash të mëdha. Një ditë mund të jesh hero e në tjetrën zero. Nëse do të flisnim për trajnerin më të mirë në botë do të jepeshin emra nga më të ndryshëm, por më i përfoluri është gjermani Tuchel që ka fituar “Champions League” duke mundur Guardiolën në finale.

Dy fitore brenda 90 minutash, jo pak! Por kush është Tuchel? Për të parë më tepër jetën e tij, për këtë studim të gjerë dhe për këtë vëmendje nuk ka mjaftuar arritja në finale me PSG. Fundja ekipi francez cilësohet si ai i miliardave të mëdha ku futbolli e humb kuptimin, po ashtu edhe puna e trajnerit.

Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që e bëri Tuchel të largohej nga PSG. Në të vërtetë flitet për një njeri që ka miliona, por nuk mburret, nuk ka koleksion të makinave të shtrenjta, bën jetën modeste, pa arrogancën e tepruar dhe që gjithmonë shfaq modesti.

Rreth 40 vite më parë kishte si ëndrrën më të madhe që të ishte piloti i një helikopteri për të shpëtuar njerëz. “Kur të rritem dua të fluturoj me helikopter dhe të shpëtoj njerëz”. Rreth 30 vite më parë e imagjinonte veten si një yll i madh i futbollit botëror. E nisi këtë aventurë me ekipin lokal duke arritur në Ulm, por për shkak të dëmtimit e mbylli karrierën që në moshën 25-vjeçare.

Më pas kaloi netët në lokal duke bërë punën e kamarierit. Në të njëjtën kohë nisi edhe shkollën ku u diplomua për fakultetin ekonomik të Shtutgart me nota të larta. Në këtë moment Tuchel nisi që të merrte mësimet e para rreth trajnimit, ku do të niste historia e vërtetë e suksesit.

“Pak nga pak u ktheva në jetë dhe harrova se ishte humbësi i futbollit. Puna në një lokal më ndihmoj shumë. Nga mbrëmja në mbrëmje po ndihesha më mirë dhe kam lindur përsëri”, është shprehur trajneri gjerman. Me historinë e një filmi që të mban të mbërthyer në çdo pjesë të tij, është vërtetë interesante mënyra sesi u ngrit njeriu që la pa trofe të “Champions League” edhe njëherë tjetër “gjeniun” Pep Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online