Siti nis me rinovime, blindon shtyllën e mbrojtjes

Mançester Siti ka menduar të blindojë një prej yjeve të tij përpara se të bëjë blerjen e parë të kësaj vere. Kajli Uoker do të jetë pjesë e “Qytetarëve” deri në vitin 2024. Mbrojtësi i djathtë që nga ardhja e tij në vitin 2017 është shndërruar në një prej pikave më të forta të ekipit të Guardiolës.
Kontrata aktuale e tij skadonte në vitin 2022. Në “Etihad Stadium” nuk e kanë menduar dy herë, por kanë vendosur të përmirësojnë termat e kontratës për t’i treguar anglezit sesa i rëndëshishëm është për ta. Gjithashtu për të parandaluar ndonjë ofertë më të mirë, që mund të vinte drejt tij këtë merkato.

Uoker ka mbi 100 ndeshje me Sitin. Gjatë eksperiencës së tij të deritanishme në Mançester ai ka arritur të fitojë dy tituj të Premier Ligës, po aq Kupa Lige, një Kupë Anglie dhe një “Community Shield”. “Ishte një vendim shumë i lehtë. Dua të luftoj me këtë skuadër për çdo trofe. Jam përmirësuar shumë gjatë kohës këtu”, tha ndër të tjera 29-vjeçari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *