Mançester Siti ka nisur të lëvizë në merkato dhe objektivin kryesor duket se e ka përcaktuar. Nën lupën e “Citizens” është vënë pikërisht Bruno Fernandes, i cili është kthyer në një lider te Sportingu i Lisbonës.
Mesfushori ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh dhe kontaktet e para duket se kanë nisur. Edhe pse më parë është thënë se PSG dhe Mançester Junajtid ishin në garë për Fernandes, duket se drejtuesit e Sitit kanë lëvizur më shpejt.
Siç raportohet nga prestigjiozja “A Bola”, duket se menaxheri i lojtarit, Hugo Viana, do të ketë një takim me drejtorin e Mançester Sitit, Begiristan. Detaje të reja pritet të dalin në ditët në vijin, teksa sipas gjasave 24-vjeçari Bruno Fernandes do të veshë fanellën e Sitit sezonit e ardhshëm.