Sinqeriteti i Salah: Çfarë presioni, jemi pranë realizimit të ëndrrës!

Titulli kampion mungon në Liverpul prej vitit të largët 1990, por ky mund të jetë sezoni i duhur për të rikthyer trofeun e madh në qytet. Tifozët besojnë shumë, ndërsa djemtë e Klopit po japin gjithçka për t’u dhuruar atyre emocione dhe… trofeun.

Momo Salah është ylli i ekipit dhe egjiptiani po udhëheq “The Reds” drejt objektivit madhor. 26-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve bashkë me Agueron e Sitit me nga 17 gola të shënuar. Liverpuli dhe ekipi i Guardiolës renditen të parët në kampionat me nga 65 pikë, por djemtë e Klopit kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

Gara do të jetë e fortë deri në fund, pa harruar dhe Totenhemin, që renditet i treti me 60 pikë. Adrenalina është në kulm, ashtu si dhe presioni. Salah tregohet i sinqertë në prononcimin e dhënë për “ESPN Brasil”, aty ku komenton fazën thelbësore të sezonit dhe presionin e madh që ekziston.

PRESIONI – “E dimë dhe e ndjejmë presionin, sepse duam të fitojmë Premier Ligën. Tani ndihet akoma dhe më shumë, sepse jemi afër fazës finale të sezonit. Ndeshja më e rëndësishme mbetet gjithmonë ajo e radhës, sepse tre pikët janë gjëja më e rëndësishme për momentin. Ndodhemi në krye të renditjes dhe duhet ta ruajmë këtë pozicion. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të ruajmë qetësinë. Mos të harrojmë që kemi dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar krahasuar me rivalët.”

ËNDRRA – “Të jem i sinqertë, fitimi i titullit është një ëndërr. Unë dua të fitoj Premier Ligën dhe kjo është ëndrra ime që kur erdha te Liverpuli. E kam thënë diçka të tillë dhe gjatë sezonit të kaluar. Ndoshta njerëzit shpreheshin që ishte absurde, por në mendjen time ishte vetëm titulli kampion. Tani jemi shumë afër dhe shpresoj që t’ia dalim në fund. S’ka dyshim që do të japim më të mirën tonë për të arritur këtë objektiv.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online