Sinan Idrizi për zgjedhjet: Era ishte shterpë këtë herë

0

Administratori i Flamurtarit: Dukën e urova, vota jonë ishte kundër tij, por ishte mendimi i shumicës. Mbetemi kundër informalitetit

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, një nga zërat e fortë kundër rizgjedhjes së Armand Dukës, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me zgjedhjet e fundit. Idrizi ka rikonfirmuar qëndrimin e tij se Flamurtari nuk do të lejojë të fitojë informaliteti në futboll, por ka theksuar gjithashtu se duhet pritur koha për të parë punën e kreut të FSHF-së gjatë mandatit të ardhshëm.

“Era e re erdhi, por ishte shterpë këtë herë, – shprehet Idrizi. – Të presim që herës tjetër nuk do të jetë kështu. Është mendimi i shumicës dhe unë e urova Dukën për fitoren. Gjatë çdo ndeshjeje, me fitore apo humbje, bëj urimin tim. Fitoi ai që ishte më i zoti, më i qartë dhe më i arsyeshëm, bëri aritmetikë më të mirë. Vota jonë kishte kundër Dukës, ishte për Finon, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta uroja Dukën. Mendimi i shumicës ishte që të vazhdohet me Dukën. Skanerin bëheni ju.

“Çfarë problematikash kishte? Ne do të jemi gjithmonë për luftën kundër ilegalitetit dhe ekonomisë ilegale. Pjesa tjetër është që këta fituan. Ana ligjore është histori tjetër. Ka një votë që u shpreh dhe Flamurtari do të jetë ai që ka qenë, unë ai që kam qenë. Nuk lëshojmë pe për të drejtën tonë kundër ilegalitetit dhe pastërtisë sonë në futboll. Ne nuk zgjedhim armiq për “inat të sime vjehrre”. Nuk jemi nga ata që fshihemi dhe në fushatë ikin nga frynë era, kemi qenë një votë kundër Dukës. E meritoi fitoren? Do ta vërtetojë koha”.

Shumë shkurt administratori ka komentuar edhe ndeshjen e sotme me Skënderbeun në Korçë: “Le të fitojë kush e meriton”, – ka theksuar numri 1 i klubit vlonjat, Sinan Idrizi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.