Talenti i Skënderbeut mbush 18 vjeç, gati firma me Leganes

Ka disa ditë që me skuadrën korçare është duke u stërvitur edhe djaloshi korçar Dean Liço. Mesfushori i talentuar ishte larguar drejt Spanjës dhe është kthyer tashmë në Shqipëri. Dje Dean Liço (djali i zv/trajnerit Gentian Liço) ka festuar 18-vjetorin e lindjes dhe tashmë është në pritje të firmës me një skuadër të elitës së futbollit spanjoll, siç është Leganes.

Klubi spanjoll e ka pëlqyer futbollistin korçar, por ai duhej të mbushte moshën  dhe tani që është 18 vjeç mund të firmosë me një klub profesionist. Javën e ardhshme pritet që Dean Liço të paraqitet në Ambasadën Spanjolle për të siguruar vizën dhe më pas të udhëtojë drejt Spanjës për të hedhur “të zezën mbi të bardhë”.

Gjatë këtyre ditëve mesfushori shtatlartë është stërvitur me Skënderbeun. Dje ai ka marrë urime nga të gjithë për ditëlindjen, ndërkohë që një aventurë e re e pret në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online