Sina: Ka ardhur momenti që Tirana të fitojë derbin!

Kur vjen puna te debrin ngjallet nostalgjia tek të gjithë ata që kanë pasur mundësinë qoftë dhe një herë të luajnë për Tiranën apo Partizanin. Elvis Sina ka përjetuar shumë ndeshje të tilla, pasi ka qenë kapiteni i bardhebluve.

Për “Ora News”, Sina ka komentuar pritshmëritë për këtë ndeshje. Ish-lojtari bardheblu nuk e fsheh aspak dëshirën që ka që skuadra e ti je zemrës të marrë maksimumin në këtë ndeshje.

“Mezi e kemi pritur këtë ndeshje. Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj përballjeje, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Për të gjithë sportdashësit besoj se është kënaqësi sepse është rikthyer derbi pas një viti. Shpresoj që të jetë një shfaqje e bukur për të gjithë njerëzit. Kam shumë besim te Tirana. Edhe pse fillimi i kampionatit nuk ishte shumë i mirë, por me kalimin e javëve skuadra po tregon nivel, po tregon futboll dhe me anë të saj po vijnë rezultatet. Pra ka ardhur momenti që ekipi i Tiranës të fitojë derbin.

Të dyja kanë një formë mjaft të mirë. Të dyja mendoj se do të bëjnë një ndeshje mjaft të mirë, të fortë dhe mjaft të luftuar në fushë. Unë shpresoj që të fitojë Tirana, meqenëse jam bardheblu që fëmijë dhe kështu do të jem gjithmonë. Shpresoj shumë që ta fitojë, pasi edhe mundësitë i ka, edhe pse Partizani është në një gjendje të mirë dhe morale dhe faktikisht”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online