Atletiko Madrid do ta mbyllë sezonin aktual pa asnjë trofe, me madrilenët që kanë mbetur jashtë Championsit dhe Copa del Rey, ndërsa në kampionat renditen në vendin e dytë.
Lidhur me këtë çështje, Diego Simeone ka reaguar ndaj mediave, ku është shprehur se nuk e kupton se si mund ta pyesin si ndihet që e mbyll kampionatin i dyti. Numri një i stolit të Atletikos u shpreh se rivalizon dy ekipet më të mira në botë, Barcelonën dhe Realin e Madridit.
“Më kanë pyetur se si ndihem që e mbyll kampionatin i dyti. E dini që rivalizojmë me Barcelonën dhe Realin e Madridit?! Janë dy ekipet më të mira në botë. Nuk mendoj se është dështim. Mendojmë vetëm për veten tonë. Në këto 7 vite e gjysmë gjithmonë jemi munduar të qëndrojmë afër kreut.”
“Jam i gëzuar që kërkohet gjithnjë më shumë nga Atletiko, sepse flet shumë për lojtarët dhe klubin, për atë që kemi bërë këto vite. Do të vazhdojmë të luftojmë, do të jemi aty, duke pritur që Reali apo Barcelona të kenë një vit të keq, edhe pse është e vështirë që të dy këta rivalë të kenë njëkohësisht një vit ters”.