Filipe Luis ishte pranë largimit nga Atletiko e Madridit në verë, por trajneri Simeone dhe drejtuesit e klubit e bindën të vazhdonte me ekipin “colchoneros”.
33-vjeçari është rikthyer të flasë për të ardhmen e tij për “globoesporte”, duke treguar dëshirën e tij të madhe për të mbyllur karrierën në kryeqytetin spanjoll.
“Kontrata ime me Atletikon përfundon në verë, Kur u ktheva nga Çelsi mendoja ta mbyllja karrierën këtu. Jam gati të rinovoj për 2-3 vite të tjera dhe më pas do të më pëlqente të vazhdoja të punoja për këtë klub. Kjo ishte ideja ime, por gjërat ndryshojnë ndonjëherë. Drejtuesit më kanë premtuar përpara ekipit se në fund të merkatos do të sakrifikonin për të më ofruar një kontratë të mirë. Shpresoj të më ofrojnë 2-3 vite rinovim për të mbyllur karrierën si futbollist tek Atletiko”, përfundon mbrojtësi brazilian.
Diego Simeone ka marrë një lajm të keq nga infermieria. Mesfushori Koke është dëmtuar dhe mund të qëndrojë disa kohë pushim. 27-vjeçari ka patur probleme në ndeshjen kundër Hueskës (shënoi një dygolësh) dhe me shumë mundësi do të humbasë sfidën e parë kundër Juventusit në Champions Ligë (20 shkurt).
Koke ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë në anën e përparme të kofshës së djathtë, ndërsa trajneri shpreson ta ketë të gatshëm shtyllën e mesfushës në duelin e fortë kundër bardhezinjve të Alegrit.