Simbolika e pashkëve! Migen Memelli është arsyeja që besohet te ringjallja, Skënderbeu është “veza e kuqe” më e fortë

Pasi kemi kaluar festën e pashkëve dhe marrim të shkëputur simbolikën e saj për ringjalljen e Krishtit, atëherë mjafton që t’i hedhim një sy edhe futbollit tonë. Për ringjalljen e Krishtit kemi dëgjuar dhe lexuar shumë, por një ringjallje sportive e kemi prekur vetë është ajo e Skënderbeut. Kur të gjithë e menduan të mbaruar, korçarët u ngritën për të treguar forcën e tyre. E përsëritur shumë herë, por vlen të theksohet deri në “mërzi”. Migen Memelli është heroi i kësaj skuadre!

Me ardhjen e tij në krye të ekipit kemi pasur tjetërsimin e Skënderbeut. Disa humbje erdhën në ndeshjet e para për të vazhduar me rezultatet pozitive që e nisën shkëndijën e tyre nga fitorja me Partizanin. Shumëkush e cilësoi si nënvlerësim të kryeqytetasve, por kjo ka pak rëndësi. Skënderbeu mori tre pikët që sot i bëjnë aq shumë punë në luftën për mbijetesë.

Për një moment rezultatet e fundit të korçarëve krijojnë imazhin e ekipit që lufton për titullin kampion pasi në 7 ndeshjet e fundit ka marrë 4 fitore dhe 1 barazim. Pas fitores së arritur në finalen e parë kundër Bylisit, vjen edhe fitorja e finales tjetër kundër Kastriotit.

Dy të njëpasnjëshme dhe dy triumfe. Çfarë mund të kërkohej më tepër? Ende të mbetur në vendin që të dërgon në Kategorinë e Parë, por në Korçë janë të bindur se me Migenin në krye nuk do të diskutojnë as “Play-Out” në këtë sezon pasi do të shpëtojnë direkt.

E këtu merita e madhe i vjen sërish trajnerit që ka punuar shumë me psikologjinë e lojtarëve. Në Shqipëri, çuditërisht kjo pjesë është e fundit që i kushtohet rëndësi, si në çdo fushë tjetër. Edukimi dhe fryma është tërësisht e gabuar. Memelli i ka bërë futbollistët e Skënderbeut që të besojnë se janë të aftë të ndalin çdo skuadër në Superiore, kur ishin po këta elementë që më parë do të shndërroheshin në “thes boksi” ku të tjerët llogarisnin se sa do t’i godisnin.

Si për të përmbyllur simbolikën e pashkëve, Skëndërbeu është në luftën e goditjes së vezëve me dy ekipet e tjera si Bylisi dhe Kastrioti. Pavarësisht krisjeve të lehta që pësoi fillimisht, tanimë duket se korçarët janë veza e kuqe më e fortë për t’i dhënë fund edhe kësaj historie. Mund të jesh në fund dhe të ndihesh si i pathyeshëm dhe të jesh i pari me frikën se mund të ndalojnë të gjithë. Kjo Superiore është e çudirave, por Skënderbeu po e fiton me psikologji. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online